Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë është bërë hapja zyrtare e Nismës për Kosovën, subjekti më i ri politik në Kosovë, i themeluar nga tashmë dy ish-anëtarë të PDK-së, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.
Zyrtarisht, Limaj është emëruar Kryetar i Kryesisë së Nismës për Kosovën.
Ndërsaa, Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë së re, në fjalimin e tij para shumë të pranishmëve, ka thënë se Nisma do ta forcojë shtetin e Kosovës.
“Ne do t’ia hapim vendit tonë rrugën e integrimeve evropiane”, ka thënë Krasniqi, duke i ftuar qytetarët që t’i bashkohen subjektit të porsa formuar politik. /Koha/