Klubi Alpin Gjilani po vazhdon me aktivitetin e tij bjeshkatarë e alpinist duke promovuar dhe duke edukuar brezat e rinj si të duan dhe si të sillen me natyrën dhe bukuritë e saja nëpër vise të ndryshme qoftë në Kosovë, apo jashtë saj, njoftojnë drejtuesit e këtij Klubi.
Me ftesë të Federatës së Bjeshkatarisë Alpinizmit dhe sporteve malore të Maqedonisë dhe MAK Petrolit të kryesuar nga znj.Irena Dikov, kanë dhënë një ligjëratë në Shkollën Filllore “Vllaznimi” Shkup (shkolla e përbashkët të etnive të ndryshme).
Ligjërues nga Klubi Alpin Gjilani ishte Kryetari i saj Ramush Shkodra, dhe ligjëruese nga Mak Petrol dhe FBASM të Maqedonisë znj.Irena Dikov.
Tema e ligjërimit: Hiking, Bjeshkatari dhe Alpinizmin
Referenca: Veshmbathja e Alpinizmit
Ligjërata kishte të bënte me edukimin e gjeneratave të reja mbi rëndësinë e ecjeve nëpër bjeshkë, eksplorimin e bukurive që kanë bjeshkët, dhe ndikimin e tyre në shëndetin që ka ecja në natyrë.
Po ashtu këtu iu është treguar fëmijëve mbi rëndësinë e veshjes gjate kohës kur je në natyrë, apo nëpër bjeshkë të ndryshme, terrene malore me lartësi të ndryshme mbidetare.
Duke filluar nga mbathjet e këmbës, këpuca, e deri te mjetet për ngjitjen nëpër ngrica, dhe terrene malore, sot ju është prezantuar fëmijëve nga Shkolla Fillore “Vllaznimi” në Shkup.
KAGJ, kryetari Ramush Shkodra dhe nënkryetari Liridon Beqiri janë ndarë shumë të kënaqur me rrjedhjen e ligjërimit për edukimin e brezave të rinjë mbi rëndësinë e ecjes në natyrë.
Nxënësit e shkollës së përbashkët “Vllaznimi” nga Shkupi ishin shumë entuziastë të dëgjonin mbi benifitet dhe bukuritë që sjell natyra dhe malet e saj.
KAGJ falënderon për mirëpritjen dhe ftesën nga znj.Irena Dikov, Shoqata bjeshkatare alpiniste malore e Maqedonisë dhe MAK Petrol, duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdon edhe në ditët në vijim.