(2L ONLINE)- Janë zhvilluar ndeshjet e javës së dymbëdhjetë në Ligën “Agim Ramadani” këtë vikend, nga të cilat duele, të pranishmit në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan patën mundësinë të shohin futboll cilësor dhe mjaft interesant. Gara për të siguruar një vend në fazën finale “play offin” po bëhet gjithnjë më interesant. Skuadrat po japin atomin e fundit për të luftuar në fund për çmimin e madh.
Ndeshjet e kësaj jave nisën me duelin ndërmjet skuadrës së Verbicës dhe MobiCasas. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë përkundër se realizuan nga dy gola. Las Vegas harron disfatën dhe eleminim nga kupa duke u rikthyer tek fitoret përballë skuadrës së FSK-së. Tek fitoret është rikthyer edhe skuadra e Dalisë, e cila mposhti bindshëm Autoshkollën Arti.
Dueli kryesor i kësaj jave pa dyshim ishte ai ndërmjet skuadrës Djemt e Qytetit dhe Living Room. Ndeshja u përcoll nga një numër i madh i shikuesve të cilët u ndanë të kënaqur me atë se çfarë tregun futbollistët në fushë. Pas një spektakli të treguar në parket ndeshjen e fituan futbollistët e skuadrës lidere The Livigin Room që vazhdojnë të kryesojnë të vetëm. Përcjellësi më i afërt i tyre skuadra Vëllezërit Aliu regjistroi një fitore rutinore përballë skaudrës së Policisë e cila nuk po kalon nëpër një formë të mirë.
Fitore me aromë play offi regjistruan edhe skuadra e Karadakut dhe Dobërqanit që mposhtën Bujanën, rrespektivisht Eurolloton. Dy ndeshjet ishin mjaft cilësore dhe interesante por që në fund dhanë fitues emrat e këtyre skuadrave.
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/