DYLON

Medresisti nga Gjilani ka krijuar dy aplikacione për telefonat mobil

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nxënësi i gjimnazit ‘Medreseja Alaudin’ në Gjilan , Emin Emini ka krijuar dy aplikacione të rëndësishme, të cilat tashmë janë aprovuar nga Apple dhe janë të gatshme për t’u shkarkuar për publik.

Aplikacioni i parë ka të bërë me një ritual fetar Islam siç është dhikri – kujtimi i Zotit, duke recituar tekste të veçanta fetare. (Dhikr App https://appsto.re/us/AI9_7.i+ )

EkoHigjiena

Ndërsa i dyti ka të bëjë me abdesin. (Wudu App – Ablution https://appsto.re/us/bY_a8.i)

Fillimisht këto aplikacione paraqiten në gjuhen angleze, por së shpejti do të jenë edhe në gjuhën shqipe, boshnjake, turke, gjermane, frënge, spanjolle e të tjera.

Emini është vetëm 16 vjeç, dhe sivjet vijon klasën e 12 në Medresenë e Gjilanit. Së fundi kjo shkollë është zgjedhur në e para në top 10 shkollat e mesme publike dhe private në Kosovë./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.