Militantë të veshur me petkun e gënjeshtrës, simpatizantë të dhunshëm dhe spektatorë të një drame të tmerrshme që përcjellë mesazhin e shantazhit dhe mashtrimit.
Kështu duket në shikim të parë një shfaqje e “Lidhjes”, që po e shkëputë qytetarin e Gjilanit, nga çdo gjë reale që na lidhë me këtë qytet.
Arta, Teuta, Ardiana, Labinoti, Valdrini…….A janë edhe këta pjesë e kësaj shfaqjeje pse deshën vet, apo sepse ti i detyrove? A do të kenë këta të rinj vend pune edhe pas 22 tetorit, sepse ti i papunë do të mbetesh me siguri, sepse për ty as kontratë mbi vepër nuk do të ketë.
Shumë kontrata mbi vepër u lëshuan në Komunën e Gjilanit përgjatë qeverisjes së Lutfi Hazirit. Kjo u përdorë si metodë për të mbajtur sa më shumë persona peng, në mënyrë që t’i përdorë ata gjatë fushatës, t’ua marrë votën dhe në fund t’i dërgojë në shtëpi. Kjo është fryma e qeverisjes që këto pushtete të sprovuara e të konsumuara që gjithmonë, ofruan për qytetarët e Gjilanit.
Ka plot 18 vjet që Gjilani po mashtrohet, që Gjilani po manipulohet, që Gjilani po shkatërrohet. Ka plot 18 vjet që u fol për ndryshime, por vetëm ndryshimi nuk erdhi asnjëherë. Ka plot 18 vjet që pati vetëm shantazhe me familje dhe mashtrime me individë.
“Eja fillo punën nesër, vetëm mos harro, votën e dinë ku a?”
“Merrja emrat e vajzave, nesër fillojnë punën”
“Edhe djali jot’ pa punë a? Merrja edhe këtij emrin, nesër eja në punë”
Por, ku po punojnë tërë këta njerëz, çka po punojnë, nga kush po marrin rrogën? Nuk është fare me rëndësi ku punojnë këta njerëz, çfarë punojnë, apo nga kush marrin rrogën, me rëndësi është që këta persona të identifikohen si militantë të “Lidhjes” dhe kaq.
E si rezultat i gjithë kësaj, po thirret në atë se po i mbushë sallat me qytetarë “që duan” t’ia kthejnë dinjitetin Gjilanit. Na fal, por këtu nuk mund të ketë dinjitet, kur pikërisht këtyre qytetarëve ju po ia shkelni të drejtën e vendimmarrjes. Po thirreni se po i mbushni sallat plot me simpatizantë. Na fal, por sallat po i mbushni me simpatizantë të kontratave mbi vepër, me simpatizantë të imponuar.
Për fatin tënd të keq, salla dje u mbushë me qytetarë të dinjitetshëm, të cilëve mendja i tha të vinin, e zemra i dërgoi pikërisht në vendin ku u vulos fitorja dhe ndryshimi. Lëvizja VETËVENDOSJE!, dje e mbushi sallën e sporteve me qytetarë që me mendje e me zemër na duan, që me mendje e me zemër na përkrahin, që me mendje e me zemër na e falin besimin e tyre, sepse e dinë që ne bashkë me ata, jemi mendja dhe zemra e këtij vendi.
Prandaj, dje ndodhën dy të mira në qytetin tonë. Dje, njëjtë si më 11 qershor, ju i thatë JO keqpërdorimit, i thatë jo keq menaxhimit, i thatë jo korrupsionit, shantazhit dhe mashtrimit. Dje, u betuat me mendje e me zemër, që më 22 tetor, pikërisht ju do t’i thoni PO Republikës, do t’i thoni po përgjegjësisë, do t’i thoni po punës, do t’i thoni po Lëvizjes Vetëvendosje!, do t’i thoni po Sami Kurteshit për kryetar dhe do t’i thoni po fitores së madhe që po vjenë me ndryshimin e madh në Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje