Ka përfunduar takimi i liderëve politikë me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga. Ata janë pajtuar që të nisin procedurat për shpërndarjen e Parlamnetit.
Kryeministri, Hashim Thaçi ka thënë se nesër pritet të mbahet takimi i rradhës te presidentja ku do të konkretizohen variantet për mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit. “Jemi pajtuar të nisim procedurat për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje me 8 qershor”, ka deklaruar ai.