Në selinë e Këshillit Kombëtar Boshnjak u promovua , në boshnjakisht libri i autorut Ali Dacii “Shtigjet e përgjakura”.
Me këtë rast për librin e botuar në gjuhën boshnjake folën : Mehudin Fijuljanin, Safet Hadroviq-Vrbicki letrar, dhe autori Ali Daci
Në sallën e përbushur me pjesmarrës, të përcjellura nga numër i madh i medieave, nën organizimn e Këshillit Kombëtar Boshnjak, në bashkëpunim me shoqatën Kosova për Sanxhakun, u mbajt ky promovim shumë i rëndësishmëm dhe i mirëprituar nga dashamirët e librit.
Autori ka përmbledhur në 250 faqe shënime, dëshmi e fotografi rrëqethëse për 18 prillin e vitit 1999 kur forcat vrasëse serbo – malazeze me uniforma paramilitarësh e ushtarësh kishin vrarë e masakruar brenda kufirit administrative të Malit të Zi 21 civilë, gra, burra e fëmijë, që ishin nisur në kërkim të një strehe më të sigurt. Ata po iknin nga trojet e tyre të shtyrë nga dhuna e urrejtja e shfrenuar serbe.
Strehë për refugjatët nga Kosova, përveç Rozhajës, ishte edhe Plava e Gucia, Tuzi Tivari, Ulqini, Kraja etj., gjithandej ka janë trojet shqiptare në Mal te Zi,
T’i përkujtojmë lexuesit se autori, jo vetëm se ishte dëshmitarë , por gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte kryetar i Këshillit emergjent për pritjen, strehimin e refugjatëve ( të përndjekurve) nga Kosova .
Autori Ali Daci në faqet e këtij libri përmbajtjesor ka sjellë fillimisht fragmente e shënime nga kohët kur në Rozhajë, Guci, Plavë, Tuz, Hot, Grudë, Kojë, Triesh Ulqin, e troje tjera shqiptare po gjenin kujdes e strehë mijëra të zhvendosur dhunshëm nga trojet e tyre. Daci flet me admirim për mikpritjen shqiptare dhe atë boshnjake dhe për presionet që u bëheshin atyre pse po kryenin akte të tilla humane.
Lexuesi tashmë edhe në gjuhën boshnjake, me plot dhëmbje do të takojë fragmente nga ngjarja plot krime e dhembje e 18 prillit të vitit 1999 kur vrasësit si hije po zinin prita maleve dhe po vrisnin e torturonin civilë të pafajshëm shqiptarë. Në fund të këtij libri autori ka sjellë edhe foto , disa nga të cilat paraqesin pamje tmerruese të civilëve të masakruar. Daci ka bërë mirë që në këtë libër ka sjellë edhe fragmente nga seancat gjyqësore dhe pjesë nga procesverbalet duke përmendur edhe emrat e të vrarëve e masakruarve , por edhe emrat e të dyshuarve e të akuzuarve për këtë vepër kriminale.
Autori ka kryer misionin e tij intelektual dhe i ka lënë edhe një dëshmi kohës dhe brezave për kohët e viteve të vrara të Kosovës, ndërsa Gjykatës malazeze i ka ardhur koha ta kryej punën ashtu si duhet. Në të kundërtën kriminelë e vras do të vazhdojnë të shëtisin lirshëm nëpër Mal të Zi e Serbi.
/Ismet AZIZI/