Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan, me rastin e 19 vjetorit të ndërhyrjes së NATO – s në Kosovë, më 24 mars 1999, thekson se kjo ndërhyrje ushtarake ishte rast vendimtar që së bashku me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që ta çlirojnë Kosovën nga forcat ushtarake pushtuese serbe.
Më 23 mars 1999, në orën 22:30, Richard Holbrooke u rikthye në Bruksel dhe lajmëroi se bisedimet e paqes dështuan dhe i dorëzoi çështjen formalisht NATO – s për veprime ushtarake. Disa orë para lajmërimit, Jugosllavia lajmëroi në televizionin kombëtar se ka deklaruar gjendjen e emergjencës duke cituar një kërcënim të afërt lufte dhe filloi një mobilizim të madh trupash dhe resursesh.
Më 23 mars 1999, në orën 23:17, Sekretari i Përgjithshëm i NATO – s, Havier Solana, lajmëroi se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Evropës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të filloj operacionet ajrore në Republikën Federale të Jugosllavisë.
Më 24 mars 1999, në orën 20:00, NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë. Fushata bombarduese e NATO – s zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në Adriatik. Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATO – s u përfshinë sadopak në këtë mision të NATO – s.
Pasi që Sllobodan Millosheviq e kuptoi se Rusia nuk do të ndërhynte të mbronte Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë kundër NATO – s së Moskës, kështu që ai pranoi kushtet e ofruara nga ekipi i ndërhyrjes Finlandeze – Ruse dhe Jugosllavia pranoi një ndërhyrjen ushtarake në Kosovë të drejtuar nga OKB, por me pjesëmarrjen edhe të trupave të NATO – s.
Forcat speciale norvegjeze bashkëpunuan me UÇK-në në mbledhjen informacioneve të inteligjencës. Duke u përgatitur për ndërhyrje në Kosovë, forcat speciale norvegjeze punuan së bashku me UÇK në zonat malore kufitare me Maqedoninë dhe kryesisht merreshim me zbulim për të monitoruar ngjarjet në Kosovë. KFOR ishte përgatitur të kryente operacione luftarake, por në fund, misioni i tij mbeti vetëm paqeruajtës.
Më 12 qershor, pasi Sllobodan Millosheviq pranoi kushtet e paqes dhe misioni i drejtuar nga NATO me emrin KFOR, filloi të futej në Kosovë. Bashkë me forcat speciale britanike, forcat speciale norvegjeze ishin të parat që kaluan kufirin për në Kosovë. Me hyrjen në Kosovë të misionit paqeruajtës të KFOR – it, shënon çlirimin e Kosovës nga ushtria serbe.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Gjilan