Këshilli i Bashkisë Lezhë, pasi miratoi kërkesën e mësuesve të gjimnazit “Hydajet Lezha”, e nderoi ish drejtorin e Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Sami Hoxha me certifikatë mirënjohjeje me motivacionin “Për nxitjen dhe realizimin e bashkëpunimit dhe binjakëzimit me gjimnazin “Hydajet Lezha”, duke forcuar lidhjet vëllazërore e profesionale ndërmjet nxënësve e stafeve pedagogjike, si dhe për kontributin e spikatur në promovimin e vlerave të qytetit të Lezhës e më gjerë”.
Mirënjohës për këtë nderim që i është bërë ish drejtorit Sami Hoxha, është treguar edhe drejtori aktual i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”, në Gjilan, Jeton Rexhepi, i cili ka falënderuar Gjimnazin “Hydajet Lezha”, Lezhë.
***
Në prag të festave të fundvitit, mësimdhënësit dhe stafi drejtues i shkollës në bashkëpunim me strukturat udhëheqëse të qytetit të Lezhës, nderuan me mirënjohje ish drejtorin e Gjimnazit “Zenel Hajdini” z. Sami Hoxha.
Me motivacionin e bashkëpunimit dhe lidhjeve vëllazërore – binjakëzimit të dy gjimnazeve, njohjen dhe promovimin e vlerave kulturore e qytetare të njëri – tjetrit.
Stafi udhëheqës, mësimdhënësit dhe nxënësit e gjimnazit “Zenel Hajdini” e vlerësojnë si nder e respekt veprimin tuaj për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit dhe fuqizimit të lidhjeve tona.
Shprehim falënderimin për drejtoreshën Egra Zefi, Këshillin Pedagogjik të gjimnazit tuaj, Kryetarin e Këshillit të Bashkisë Lezhë: z. Ndue Luli, Prefektin Gjergj Prendi, kryetarin e Bashkisë Pjerin Ndreu dhe stafin tuaj të mësimdhënësve. Njëherit i urojmë për pensionim bashkë koleget: Vitore Ndreka dhe Dila Gega.
Respekt të gjithëve!
Me respekt nga drejtori dhe stafi i mësimdhënësve të Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan!
Jeton Rexhepi