Ligjërata e radhës në kuadër të programit “Guest Speaker” të Universitetit “Kadri Zeka” (UKZ), në Gjilan, do të jetë nga Leyvraz ERIC, kryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit të Gjenevës – Zvicër.
I ftuari i UKZ-së Leyvraz ERIC, Kryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit të Gjenevës – Zvicër, do të mbajë ligjëratë me temën: “Diplomacia Parlamentare në Republikën dhe Kantonin e Gjenevës”.
Organizimi do të mbahet të premten më 04 Gusht 2017, në ora 14:00 në sallën A34.