DYLON

Gjashtëmbëdhjetë vjet pa ty komandant!

Gjashtëmbëdhjetë vjet pa ty komandant!
Avatar photo Redaksia

Sa më shumë që po ikin vitet lavdia e heronjve po merr përmasat biblike. 1 gushti i vitit 2001 do të mbetet në kujtesën tonë dhe të gjeneratave të ardhshme për rënien në frontin e luftës të komandantit Rrahim Beqiri i njohur me nofkën “Roki”.

Izmi ZEKA

Lufta në Kosovë nuk i gjeti rehatin komandantit dhe strategut të Dardanës komandant Rokit. Ai kaloi kufijtë e vendosur padrejtësisht për të qenë luftëtar shembullor në luftën që bëhej në Maqedoni nga shqiptarët për ekzistencën dhe mirëqenien e tyre.

EkoHigjiena

Rrahim Beqiri në përballje me forcat sllavomaqedonase plagoset rëndë në Drenovec të Tetovës më 1 gusht të vitit 2001, ku nga plagët e marra edhe vdes në spitalin e Prishtinës.

Heroizmi nuk njeh kufij ku përmasat e tij shtrihen andej nga është dhimbja, shtypja, me një fjalë paraqet humanizmin , njerëzoren e mbi te gjitha sakrificën për të qenë popujt e lirë.

Komandanti nuk njohu rrugë tjetër përveç lirisë dhe të drejtave njerëzore. Jo rastësisht heronjtë janë të papërsëritshëm. Të tillë vetëm njëherë lindin.

Andaj sot në këtë 16 vjetor portreti i heroit vetëm sa rritet, ku shtrihet në bregoret e Dardanës për të dhënë mesazh se kah duhet të ecim dhe çka duhet të bëjmë.

Ky ishte Rahim Beqiri ushtari “vogëlsia” e tij në shërbim të atdheut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.