/2L ONLINE/ – Delegacioni i Lëvizjes Qytetare “Vatra” i përberë nga kryetari Kushtrim Kadriu, nënkryetari Mefail Junuzi, Fatmir Selimi, zëdhënësi Fikri Mehmeti dhe Alfred Halili me ftesè tè shoqatës “Çamëria’ me seli nè Holandè morën pjesè nè aktivitetin e organizuar nga shoqata “Çamëria”
Me këtë rast, kreu i Vatrës, Kushtrim Kadriu gjatè takimit me përfaqësuesit e shoqatës “Çame” tha se duhet t’i koordinojnë agjendat e veprimit nè mes tè Kosovës Lindore dhe çamëve me qëllim përmirësimi të një padrejtësie të madhe historike që është bërë.
“Ne do të jemi një zë i fuqishëm në aktivitetet tona në mes çamëve dhe tè Lëvizjes Qytetare ‘Vatra”.njëherësh falënderojmë për ftesën nè këto aktivitete të shoqatës çame”, ka thënë Kadriu.
Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare “Vatra” gjithashtu morën pjesè nè protestën e organizuar nè Vlorè me qèllim sensibilizimin e opinionit Kombëtar e ndërkombëtare me çështjen e pazgjidhur çame. /2L ONLINE/