(2LONLINE) – Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, ka nevojë për përkrahje nga vëllezërit e vet, dhe si duket Qeveritë e dy shteteve Shqiptare kanë vendosur më në fund të bëjnë diçka për këto troje, që kënë mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, thonë zyrtarë e Lëvizjes Vatra nga Gjilani.
“Derisa Shteti serb ndanë me qindra miliona, për të financuar struktura paralele në Kosovë, atëherë pse shqipaterët nuk mundohen që në mënyrë të rregullt (të përhershme) të ndimojnë në zhvillimin e vëllezërve të tyre, të pushtuar nga Serbia. Ky fond nëse,krijohet, do të duhet të ishte i përhershme dhe jo Ad-hok , pasi që kjo pjesë e Kosovës ka nevojë imediate për zhvillimin e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj”, thuhet në një njoftim të kësaj Lëvizjeje.
Më tej thuhet p oashtu se për kthimin e serbëve, (madje edhe të atyre që kanë bërë krime) ndimuan Kosova, Serbia, Bashkimi Evropian etj, ndërsa me kthimin e shqiptarëve nga Malësia e Bujanocit, Karadaku i Preshevës e Medvegja nuk u morr askush gjerë tani, edhe pse dihet se kjo popullatë u përzu me dhune duke ju djegur edhe shtëpitë.
Vatra ka kërkuar nga dy Qeveritë ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, të formojnë një fond special, për kthimin e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore në Shtëpitë e tyre. /2lonline/