Këto ditë doli në publik letra dërguar kryetarit të Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, e ish-kryetari të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons.
Nga: IZMI ZEKA
Letra e mbajtur në sirtar deri më tani edhe njëherë shpërfaq papërgjegjësinë institucionale dhe fshehjen e një shkrese e cila në vete përmban shkelje dhe keqpërdorime të EULEX-it në Kosovë.
Malcom Simmons në bazë të letrës hapur tregon për tendencat, linçimet dhe shantazhet që iu kanë bërë ushtarëve të UCK-së e në të shumtën e rasteve janë dënuar pa bazë ligjore vetëm e vetëm për të devalvuar dhe degraduar institucionet shtetërore.
Se deri ku ka arritur një institucion ndërkombëtarë flet vetë letra e Malcom Simmonsit dhe për drejtësinë e EULEX-it në Kosovë. Andaj përgjegjësia e Kryetarit të Komisionit për Legjislacion që nuk e ka bërë publike dhe se ka trajtuar në Komision është skandal që dëmton përpjekjet e shtetit të Kosovës për institucione kredibile dhe luftën e pastër të UÇK-së.
Mjafton ti hidhet një sy letrës së Malcom Simmonsit dhe shihet qartë për misionin që kishte EULEX-i në Kosovë.
Andaj kuvendi duhet të informohet sa më shpejt me letrën dhe të ndriçohet e tëra ajo që shkruan dhe kërkon të raportojë, Malcom Simmonsi.
Ky skandal i Shkëmb Manajt duhet të ngritët në nivelet më të larta shtetërore dhe të merren masa konkret që e kanë shtyrë fshehjen e letrës së Malcom Simmonsit. /2LONLINE.com/