“Me date datën 29.08.2017 në ora 10:15 nga QKFM në Viti kemi marrë informatën se viktima femër, ka kërkuar ndihme mjekësore, pasi mjeket kanë dyshuar, e kanë lajmëruar edhe policinë.Sipas mjekeve viktima ka pasur një lindje dhe nuk dihet ku është fëmija. Njësia policore dhe njësia e hetimeve të S.P. Viti iu kanë përgjigjur rastit dhe së bashku me ambulancën kane shkuar në fshatin Letnicë dhe në përroin e fshatit të mbështjellë me batanije kanë gjetur të porsalindurën – fëmijën e gjinisë femër pa shenja jete”.
Kështu ka bërë të ditur Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ku sipas tij, këtë e kanë konstatuar mjeku i QKMF nga Vitia në vendin e ngjarjes.
Azizi ka thënë se lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetimet Regjionale nga Gjilani se bashku me prokurorinë e krimeve të rënda, ku me urdhrin e prokurorit, fëmija është marr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe dërgohet në Autopsi, ndërsa viktima gjendet ne Spitalin Regjional ne Gjilan.
“Në bazë intervistave që janë zhvilluar deri me tani me palët në proces, dyshohet se foshnjën e njëjtë, ta ketë privuar nga jeta-vrarë babai i saj Xh.K, prandaj pas intervistës në cilësinë e të dyshuarit i njëjtit i nga prokurori i shtetit i është lëshuar Aktvendimi mbi Ndalim edhe atë për 48-orë”, ka thënë nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.