MICHAEL ENEVOLDSEN
(Nga Danimarka, mysafiri i pjesës letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit” 2016 )
LETËR DREJTUAR ENDACAKUT TË AGUT
I dashur endacak i agut
Për mua si vëlla i ujkut dhe i akullit
Këto mbrëmje në mes të verës
Në Ishullin e Pashkëve janë magjike.
Ka ende dritë përjashta
Dhe mëllënja po këndon mbi çati
Shpirti im bilbil është i mbushur me muzg
Në këtë natë të ndritshme, me diell.
Retë e fshehta në horizont
Flakërimat e largëta të rrezeve përtej detit
Më bëjnë të kuptoj se zambakët e qiejve të tillë
Rrezatojnë dritën e të gjelbrës së thellë.
I dashur endacak i agut
Këtë herë në Ishullin e Pashkëve
Do ta kënaq shpirtin tim bilbil
Me magjinë e muzgut …
…
Shqipëroi nga origjinali në anglisht
Laureta Petoshati
…
Shënime për autorin
Michael Enevoldsen
është poet dhe fotograf danez. Ka kryer studimet universitare për mësuesi në qytetin Roskildes. Interesat e tij përfshijnë letërsinë, filozofinë, metafizikën, meditimin dhe natyën. Shkruan në gjuhën angleze dhe poezitë e tij janë botuar në shumë revista ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani e Madhe, Belgjikë, dhe në Republikën e Filipineve. Ndër titujt e revistave ku Enevoldsen ka botuar përmendim:: Lummox Poetry Anthology 4, Calliope: Literary and Visual Arts Magazine, Yellow Chair Review, The Commonline Journal, Time of Singing, Aquillrelle Anthology, Section 8 Magazine, Indiana Voice Journal, Writing Raw,, Under the Fable A Divine Madness: an Anthology of Modern Love Poetry – Volume 1 and 4, Dead Snake, A New Ulster, Peeking Cat Poetry Magazine,Metaphor Magazine, VerbalArt, Harbinger Asylum etj, Jeton në Kopenhagen.