Partia për Veprim Demokratik ka drejtuar një letër kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ku janë shprehur shqetësimet për problemet jetësore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Dy deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, kanë kërkuar zgjidhje urgjente për nostrifikimin diplomave të universiteteve të Kosovës, maternitetin në Preshevë, mungesën e teksteve në gjuhën shqipe, qarkullimin lirë, shkruan Portali Titulli.
Përmes një kumtese të kësaj parti njoftohet që përveç kërkesave urgjente qeveria Serbisë të fillojë edhe të jetësojë edhe kërkesat tjera të paraqitura me programin e delegacionit të përfaqësuesve legjitim shqiptarë të paraqitur qysh në fillim të vitit 2013.