Dje, sot më shumë se kurrë, Qeveria duhet të vrapojë për të siguruar vaksinat e jo të mbajë konferenca për të na treguar gjendjen në të cilën gjendemi për shkak të Pandemisë.
Shkruan: Izmi ZEKA
Qeveria si duket as nuk e ka idenë se si lobohet dhe vrapohet në diplomacinë botërore për të siguruar vaksinën e cila tashmë është shndërruar në beteja shtetesh për të shpëtuar popujt e tyre.
Çka dëgjojmë këto ditë janë fjalë koti dhe vrapim për të lobuar në Shqipëri për dy tre emra të tyre e populli rri i heshtur duke pritur mos po vjen diçka nga zoti.
Opozita po flenë. Shoqëria civile skajshmërish e politizuar dhe nuk e ngrit zërin për vetën e tyre dhe për qytetarët që po vuajnë të zitë e ullirit për shkak të mbylljes e në veçanti se kur do të ballafaqohen me këtë virus vrastar.
Qeveria Kurti si duket as nuk e ka idenë dhe qasjen diplomatike për të siguruar vaksinën anti Covid.
Çdo ditë e humbur janë jetëra të humbura.
Populli nuk mbahet me përralla as fjalime patetike dhe patriotike.
Vrapimi për të sigurua vaksinat është prioritet mbi prioritetet. Çdo justifikim tjetër siç po dëgjohen janë papjekuri dhe mos dije diplomatike.
Qeveria Kurti deri më sot as hapin më të vogël nuk e ka bërë së paku për të treguar vullnetin për të bërë zgjidhje.
Kjo që po ndodh tani ma kujton atë thënien popullore “Prit me muaj e prit me vjet pushka e Lilës nuk po kërcet”. /2LONLINE.com/