“Me aktivitete të shumta po vazhdon festa “Ditët e Mërgatës” organizuar nga Komuna e Gjilanit”, ka thënë. Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e komunës, e cila ka prit përfaqësues nga shoqëri kulturo artistike nga disa shtete të ndryshme.
Derisa këto grupe kanë defiluar nëpër qytet e më pas kanë argëtuar qytetarët në festivalin “N’Karadak krisin tupanat”,
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, tha se: nën organizimin e komunës dhe DKRS-së po vazhdojnë me aktivitetet “Ditët e Mërgatës” .
“Në emër të kryetarit, Alban Hyseni ju dëshiruam mirëseardhje përfaqësuesve të shteteve të ndryshme dhe drejtorit Arsim Abazi në Festivalin “N’Karadak krisin tupanat””, tha Leonora Morina Bunjaku.
Ajo ka falënderuar dhe dhuruar nga një mirënjohje përfaqësuesve të këtyre grupeve dhe duke shkëmbyer dhurata më pastaj vazhduan me defile përgjatë sheshit të qytetit.
Në mbrëmje prezantuan në koncert me valle dhe rite të përfaqësuesve nga shtete të ndryshme si nga Italia, Greqia, Kroacia, Slovenia, Emiratet e Bashkuara, Qipro etj.
“Qytetarët, bashkatdhetarët dhe mysafirët shijuan momente të bukura dhe festive”, tha nënkryetarja Morina Bunjaku. /2LONLINE/