Futbollisti shqiptar nga Kosova, Ermir Lenjani, këtë sezon është avancuar nga challenge legaue në superligën zvicerane respektivisht është angazhuar nga FC St. Gallen.
Në 21 ndeshjet që kishte luajtur deri më dje, Lenjani nuk kishte shënuar asnjë gol ndërsa e ka bërë “sefte” duke shënuar golin e parë të tij në superligë. Dhe këtë e ka bërë pikërisht në ndeshjen ndaj të dytit në këtë ligë, Grasshoppersit, klubit që ka më së shumti tituj kampioni në historinë e kampionateve futbollistike të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
I “shitur” për 30 mijë franga nga FC Winterthur para gjysmë viti, Lenjani tashmë ka zënë vendin e titullarit në St. Gallen si mbrojtës i majtë. Të gjitha 14 ndeshjet e deritashme të sezonit vjeshtor ai i kaluajtur nga minuta e parë në të fundit.
Në St. Gallen, veç Lenjanit luan prej shumë vitesh edhe shqiptari tjetër nga Kosova, Kristian Nushi.