Drejtues të Partisë së Drejtësisë (PD), thanë se nga sot ky subjekti politik, u pasurua edhe me aderimi të një prej figurave shumë të njohura në Komunën e Gjilanit. specialisti dhe radiologu i parë në Anamoravë Dr.Shaban Lenjani.
Lenjani ka thënë se si anëtarë i Kryesisë së Degës dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë së Drejtësisë u zotua se do të japë maksimumin për ngritjen dhe zhvillimin e Partisë së Drejtësisë, me synim që kjo të rezultojë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit e më gjerë.