Në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën e qytetit, “Marie Shllaku”, me ҫ’ rast, lëndime trupore të lehta ka pësuar njëri nga drejtuesit e automjetit, thuhet në raportin e policisë rajonale të Gjilanit.
Sipas njoftime nga policia thuhet se të njejtit iu është ofruan ndihma e parë në Qendrën Emergjente Spitalore të Gjilanit. Ndërkohë i njejti është liruar për në shtëpi, rast ky që është proceduar në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
Nga ana tjetër, Njësitet policore nga hetimet e para në vendngjarje thonë se dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mosmbajtjës së distances, ku edhe është shkaktuar aksidenti zingjiror mes tri veturave me tabela vendore.