/2L ONLINE/ – Sa më shumë që po flitet, nga pozita, se Teatri i Gjilanit do të bije në binarët e duhur, sa më shumë po atakohet pushteti nga opozita, se nuk po bëhet asgjë për teatrin, sa ma shumë po dalin në sipërfaqe, edhe përmes protestave, pakënaqësitë e atyre që vetë janë pjesë e Teatrit, e po ashtu edhe reagimet e të tjerëve pro e kontra, gjendjes në Teatër, aq më e largët po duket të jetë një normalitet në këtë institucion kulturor, duke bërë që aty të bëhet njëfarë lëmshi, që po pështillet e pështillet, sa që do ta bënë edhe më të vështirë seç është aktualisht gjendja dhe po ashtu më të zorshme pastaj edhe zgjidhjen e kësaj çështje, sidomos në mungesë të vullnetit për zgjidhje, të atyre që duhet ofruar zgjidhje.
Siç dihet sot u protestua para zyrës së kryetarit të Komunës, nga një grup aktorësh, e ku në fokus të pakënaqësive të tyre ishte ndër tjerash pikërisht edhe përfoljet për ndërhyrjet politike në procesin e zgjedhjes së drejtorit të Teatrit të Gjilanit. Siç dihet Teatri akoma është pa drejtor, konkursi është kryer, por thuhet se nga Kryetari i Këshillit Drejtues të Teatrit të Gjilanit është rekomanduar anulimin i konkursit.
Por, menjëherë kanë shpërthyer reagimet për intereferime politike në këtë çështje dhe më i zëshmi në këtë drejtim fillimisht ishte Erson Zymberi, njëri nga kandidatët për drejtor për të cilin është thënë se ka qenë më i poentuari dhe se emri i tij është dashtë të rekomandohet te kryetari i komunës.
Po ashtu përmes një deklarate publike rreth konkursit publik për Drejtor të Teatrit të Gjilanit, ka reaguar edhe Adriana Matoshi anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit të Gjilanit, që edhe sipas saj ka pas intereferime politike në këtë çështje, ndërkohë që reagimet kanë ardhur edhe nga palët tjera që mendojnë ndryshe, si nga Kujtim Shahiqi, nga Njësia për Kulturë si dhe Bashkim Nexhipi, që ka qenë po ashtu njëri nga kandidatët për drejtor.
Më poshtë po japin deklarimet e tyre, disa postuar edhe në profilet e tyre, pa ndërhyrje.
Erson Zymberi
***
“Ne menyre shume te tmerrshme, skandaloze dhe shume tinzare, kryetari i keshillit drejtues te Teatrit te Qytetit te Gjilanit, z. Sabedin Shahiqi, manipulon te gjithe anetaret tjere te Keshillit Drejtues, te cilet edhe pse kane vleresuar kanditatet per Drejtor te Teatrit te Gjilanit, nuk e merr vendimin dhe nuk e rekomandon emrin e kanditatit te suksesshem te Kryetari i Komunes, z. Lutfi Haziri, te cilit i thote qe nuk kemi mundur ta zgjedhim nje kanditat, dhe ky i fundit anulon konkursin publik per Drejtor te Teatrit.
Sabedin Shahiqi deklaron para aktoreve te Teatrit te Gjilanit, sot se ka pasur presion direkt politik nga kryetari Lutfi Haziri per favorizimin e tjetrit kanditat dhe prandaj ka rekomanduar anulimin e konkursit. I njejti kryetar i Keshillit Drejtues Sabedin Shahiqi, sot fillon provat si aktor ne nje shfaqje/projekt te ri ne Teatrin e Gjilanit, edhe pse Ligji per Teatrot e cileson kete gje si konflikt interesi dhe si shkelje e ligjit.
Kjo politike e degradon kulturen, perben shkelje te rende te ligjit, e perdhose emrin e Teatrit te Gjilanit dhe pasqyron direkt gjendjen aktuale te shoqerise tone.
Kjo “pronto” e rradhes nga matrapazet e kultures, nga dallavergjinjte, nga “te liget” e kultures, prek dhe ule dinjitetin e te gjithe artisteve / aktoreve. Po ndjehem teper keq per nivelin ne te cilin gjendemi, per “artistet” sahanlepires te politikes, per “artistet” e mjere! Zoti paste meshire per juve!
Adriana Matoshi
***
Deklarata ime publike rreth Konkursit publik për Drejtor të Përgjtihsëm të Teatrit të Gjilanit
E ndjej obligim moral që të paraqes të vërtetën rreth konkursit për Drejtor në Teatrin e Gjilanit.
Siq edhe e dini, unë jam anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit të Gjilanit dhe kohëve të fundit kemi shpallur edhe konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Teatrit të Gjilanit. Sipas ligjit aktual për teatrot, ne e kemi për detyrë dhe është në kompetencën tonë edhe ti intervistojmë kanditatët dhe në fund të zgjedhim kanditatin më të suksesshëm. Pas testit me shkrim, kanditatët më 12 gusht 2016, edhe kanë hyrë në intervistën me gojë. Pas përfundimit të intervistave, ne anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit të Gjilanit, edhe kemi vlerësuar dhe kemi votuar kanditatët. Nga votat dhe nga diskutimet, kanditati më i suksesshëm doli të jetë Erson Zymberi. Pas kësaj, z. Sabedin Shahiqi, ka deklaruar dhe ka pranuar para Këshillit Drejtues, se ka presion politik nga zyra e kryetarit të komunës për zgjedhjen e Bashkim Nexhpit dhe se ka frikë se nuk do ta pranojë emrin e Erson Zymberit, si kanditati më i suksesshëm. Ai në vend që ta merr një vendim zyrtar për këtë, kërkon që të bisedojë me Kryetarin e Komunës rreth kësaj ҫështje dhe nuk e përfill vendimin e anëtareve të këtij Këshilli Drejtues. Pas kësaj, unë personalisht e kam kontaktuar disa herë z. Sabedin Shahiqin për të ditur se cfarë po ndodhte, dhe kemi kërkuar ngai ai si kryetar të na caktojë një takim me z.Lutfi Hazirin, por përgjigja e tij ka qenë se kryetari nuk është këtu të hënën, do ta caktojmë të mërkurën takimin, pastaj të premten, e kështu me rradhë nuk ka caktuar as takimin me të. Dhe krejt në fund, në mënyrë vetjake, merr vendim pa u konsultuar me anëtarët tjerë të Këshillit Drejtues, dhe rekomandon anulimin e konkursit, duke gënjyer publikisht se Këshilli Drejtues nuk ka mundur të zgjedhë kanditatin për drejtor, edhe pse ne këtë e kishim bërë pikërisht ditën kur i kemi përfunduar intervistat.
Kjo deklaratë e tij, më prek mua si artiste, njollosë emrin e të gjithë anëtarëve tjerë të Këshillit Drejtues dhe përmbën shkelje ligjore.
Kjo është e vërteta e vetme rreth këtij konkursi.
Kjo është deklarata ime publike për tu përgjigjur pyetjeve dhe dilemave në mesin e kolegëve dhe artdashësve.
Sinqerisht,
Adriana Matoshi
Kujtim Shahiqi
***
LETER E HAPUR PER DEZINFORMATAT E PUBLIKUARA NE MEDIA
z.Erson Zymberi fillimisht ju përshëndes dhe pasi keni emruar edhe Njësin për Kultur ndjej obligim moral t’ju përgjigjem në disa pyetje dhe dezinformata që po I shpërdani nëpër media.Fillimisht do të kthehem pas në kohë për një kronologji të shkurtë të ngjarjeve. Duhet të pranoni se në Teatrin e qytetit në Gjilan kur ësht hapur konkursi për pranimin e aktorëve ësht pranuar vëllau I juaj Ernesti dhe prindi juaj Naseri si aktorë në trupën teatrore nga I njejti këshill drejtues,/në atëkohë nuk kishit kurfar reagimi/ përkundër faktit se Gjilani ka një numër të madh të aktorëve /mbi 40 aktorë të diplomuar/ishin dy antarët e të njejtës familje të punsuar në Teatër.Gjithashtu edhe ju jeni angazhur me honorar për regjin e shfaqes “Vdekja Aksidentale e një anarkisti” kuptohet me nje honorar të majëm e që kap shumë e gjasht rogave të një aktori..Shpresoj se edhe këtë do ta quani padrejtësi të radhës duke mar parasysh numrin e madh të aktorve dhe regjisorve të Gjilanit që mbetën jasht dyerve të këtij institucioni ,kurse ju tre antarët e një familje në mënyr direkte apo indirekte jeni angazhuar në Teatër.
E drejta e juaj e pa mohueshme është që të konkuroni për drejtor sipas konkursit public që është publikuar,po si duket sipas thënjes popullore ”kur ju kall dhelprës bishti u kall dunjaja”.Ju si intelektual përdorët gjith arsenalin kreativ të një regjisori duke përdorur edhe fjal kozmetike nga më të rëndat si “pronto” “Matrapazët e Kulturës” “Të ligët” etj.Un personalisht nuk e di a do të anulohet apo nuk do të anulohet konkursi por ju kur keni publikuar këto shkrime jam I bindur se nuk keni pas apo aq më pak keni mar ndonjë dokumet të tillë ku shkruhet se është anuluar konkursi.Qka do të thot se keni shperda desinformata si presion publike ndaj këshillit drjtues I preukopuar nga dëshira e madhe për tu bërë Drejtor.
U muarët pak me politik edhe jurispodenc përmendët disa ligje duke u thirur në Ligjin aktual per teatrot 04 L, I cili thot:Anëtarët e Këshillit drejtues të teatrit nuk kanë të
drejtë që gjatë mandatit të tyre të merren me punë krijuese të kontraktuara në teatrin ku punojnë..
Me përgjegjësi të plot ju them se Kryetari I këshillit drejtues nuk ka kurfar mardhanje kontraktuese me “Teatrin e Qytetit “në Gjilanit për ndonjë kontrat apo honorarë.Raliteti qëndron kështu:
“Teatri I një Aktori”-nga Shkupi I cili udhehiqet nga Bajrush Mjaku ka një Kontrat Bashkëpunimi me Teatrin e Qytetit të Gjilanit për realizimin e shfaqes “Kërkohet një kloun plak” si koproduksion I tri shteteve Maqedoni,Shqipëri dhe Kosove në këtë rast Teatri Gjilanit.Sabdin Shahiqi është I angazhuar nga “Teatri I një Aktori ” pë rolin jetik të tijë edhe atë pa pages,pa kurfar kompenzimi.Provat për këtë shfaqe do të mbahen në Gjilan,në Maqedoni dhe Shqipëri.Qka do të thot se prap jeni shum pak I informuar dhe shperdani dezinformata për arsyje se Kryetari Këshillit Drejtues nuk ka firmosur dhe krijuar mardhënje kontraktuese-krijuese me Teatrin ku punon.Ftoj publikisht të gjitha mediat e shkruara dhe elektronik të vine në zyrën time për të ju dokumentuar se Kryetari këshillit drejtues nuk ka kurfar mardhënje kontraktuese me Teatrin e Qytetit në Gjilan.Nëse më pyetni se ku është interesi I Gjilanit fillimisht duhet të dalim nga gërzhoja e mentalitetit provincial për arsyje se kjo qfaqe do ta përfaqësoj Gjilanin në festivalet ndërkombetare më parë të arnzhuara si në Shqipëri,Maqedoni ,shtetet skandinave dhe festivalet evropiane.
Ju jeni I ri, me perspektiv dhe uroj që një ditë të bëheni Drejtor.
Bashkim Nexhipi
***
Dy keqpërderuesit më tē mëdhenjë të bugjetit dhe pronës së Teatrit në Gjilan – manipulojnë opinionin dhe artistet për interesa personale të tyre” –
Media, portale, artiste, qytetarë- Ju kisha lut që mos te manipoloheni nga individ të pandërgjegjshëm te cilët ju japin dezinformata të pavërteta,me arsyen që një anëtare e këshillit të Teatrit- Adriana Matoshi që ka bërë presion tek anëtarët tjerë të kshillit që të zgjedhet personi në fjalë Erson Zymberi me ç’do kusht Drejtor i Teatrit me vetmen arsye të mbulojnë keqperdorimet që këta dy persona i kanë bërë më herët në menagjim të Teatrit.
Në këtë proces nuk ka pas aspak nderhyrje politike,por nderhyrje per interesa personale nga dy personat në fjalë-anetarja e kshillit dhe konkuruesi per drejtor te cilet tentojnë ti mbulojne keqperdorimet e tyre të më hershme që i kanë bërë së bashku të dy dhe dezinformojnë opinionin,ku shkelja me e madhe nga ish drejtoresha Adriana Matoshi me herët në mënyrën më të keqe -vet drejtoresha e pa e pyetur askë emron drejtor artistik Erson Zymberaj pa kurfar konkursi dhe manipulojnë dhe kane keqperdorur bugjetin dhe pronat e teatrit, e sot tani flasin për pa rregullsi që më së paku u takon ketyre dy personave të flasin për interesat e Teatrit, por per personale të tyre- po janë në gjendje gjithqka te manipolojnë opinionin -marre për këta dy persona dhe është qështje serioze të merret gjykata me ta e jo qe të mundet të kontribojnë këta dy për teater përkundrazi”.
***
Pra, të gjitha këto mendime e vlerësime të shprehura më lartë nxjerrin në pah nevojën se Teatri fillimisht do një zgjidhje të shpejtë, do veprime konkrete, për të mos lejuar thellimin e një gjendje të rëndë. Duhet të stopohet pra teposhtëza, e pastaj do vullnet, që të punohet për zgjidhje afatgjate për secilin problem me të cilën ballafaqohet ky institucion që pastaj kur të flasim e shkruajmë, ta bëjmë për punën që bëhet aty, për shfaqjet që do të bëhen, për publikun që ka Gjilani, për repertoare të mira, projektet tjera e gjëra të tjera pozitive që do të mund të na ofroheshin. /2L ONLINE/