Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka bërë me dije se kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i ka siguruar 61 vota për formimin e qeverisë.
Në ntë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lekaj ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të bëhet konstituimi i institucioneve të reja.
“Ramush Haradinaj e ka mbështetjen e shumë deputetëve edhe nga LDK-ja, edhe nga AKR-ja, edhe nga subjektet e tjera”, është shprehur Lekaj. Ai ka thënë se nuk ka gjasa teorike që Albin Kurti ta formojë qeverinë meqë tani, sipas tij, Haradinaj i ka numrat dhe në kohën më të shkurtër do ta formojë qeverinë.
BURIMI: Epoka e Re