Festa e Liridon Lecit pas golit të Dritës në derbin ndaj rivalit lokal Kf.Gjilani u bë hit në media, ndërsa pati diskutim të gjerë edhe tek tifozët në Gjilan.
Disa e quajtën racist, ndërsa pati edhe të atillë që kërkuan dënimin e tij nga FFK për gjoja provokim dhe nxitje të dhunës në stadium.
Asnjëra nga këto nuk ndodhi as në lojë as pas lojës, ndërsa për këtë veprim reagoi vet futbollisti.
Mbrojtësi i Dritës në emisionin “Dueli sportiv” ka deklaruar që ajo festë, ku Leci shihet duke mbajtur “shotgun” në duar i ishte drejtuar tifozëve të Gjilanit.
“Për çudi ishin qu shumë sorra dhe nuk kanë qenë larg. Atë e kam drejtuar kah tifozët e Gjilanit. Ka qenë si revoltë ndaj sharjeve që më kanë bërë gjatë tërë ndeshjes” ka deklaruar Leci.
Si duket futbollisti nga Prishtina është mishëruar aq shumë me Dritën dhe tifozët e saj, sa ai përdor edhe të njejtin etiketim që përdorin Intelektualët kur iu referohen Skifterave me fjalën ‘sorra’.