Sipas informative të komisionerëve dhe vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, shihet një trendi i rritje për të votuar nga ana e qytetarëve në orët e pasdites.
Arbër Ismajli, i cili ka folur në emër të Shtabit të Degës, u ka bërë thirrje atyre qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’iu bashkangjitur procesit të votimit.
“Deri tani nuk kemi të raportuar asnjë parregullësi që do ta dëmtonte procesin, por i lus qytetarët që akoma nuk kanë dalë për të votuar, që ta bëjnë këtë si dinë ata, në mënyrë të qytetëruar e solemne”, theksoi Ismajli.
Ismajli ka falënderuar gjilanasit për kulturë të lartë qytetare e demokratike të treguar në këtë proces, që është model për Kosovën.