(2LONLINE) – “Se qeverisja në ikje e ka pranuar kolapsin dëshmon edhe me fabrikimet e fundit të saj të gjoja përzgjedhjes së drejtorëve nga ana e LDK-së, nga një faqe fantome dhe denigruese. LDK, nuk ka emëruar asnjë drejtor dhe emrat që kanë qarkulluar këto ditë nëpër disa faqe fantome janë fabrikime dhe rrena të kulluara”, thuhet në reagimin e LDK-së së Gjilanit të bërë përmes zëdhënëses Saaranda Bllaca.
“LDK është në përgatitje për ta përmbyllur suksesshëm procesin zgjedhor më 1 dhjetor dhe në këtë fazë nuk është emëruar askush nëpër drejtoritë e Komunës. I kujtojmë edhe njëherë kësaj qeverisje që abuzoi për këto 6 vjet se qytetarët kanë vendosur në mënyrë plebishitare më 3 nëntor dhe më 1 dhjetor plebishiti do të rikonfirmohet”, thuhet tutje në reagimin në fjalë.
“Fabrikimet, rrenat, fjalori denigrues e shantazhues i qeverisjes së keqe nuk pi ujë më te gjilanasit, sepse ushtarët e Ibrahim Rugovës janë cu n’këmbë”, përfundon reagimi i LDK-së së Gjilanit. /2lonline/