(2L ONLINE) – Dega e LDK-së në Gjilan është e përgatitur për këtë proces zgjedhor me 120 komisionerë dhe 385 vëzhgues, të cilët do të monitorojnë procesin e votimit që shpresojmë të jetë i mbarë.
Kështu u shpreh Saranda Bllaca, zëdhënëse e Degës së LDK-së. Sipas saj, në bazë të të dhënave të para që posedon Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan nga të deleguarit e saj, është se të gjitha qendrat e votimeve janë hapur me kohë në ora 07:00 dhe procesi është duke u zhvilluar normalisht.
“Kërkojmë nga qytetarët e Gjilanit që të dalin masovikisht në zgjedhje dhe ta shprehin vullnetin e tyre qytetar”, thotë Bllaca në emër të LDK-së. /2L ONLINE/