Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunkate për media ka njoftuar sot se për të gjitha qëndrimet politike të LDK-së i autorizuar është vetëm Lutfi Haziri, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, dhe kontakti me të është direkt.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton të gjitha mediet se për të gjitha qëndrimet politike të LDK-së i autorizuar është vetëm z. Lutfi Haziri, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, kontakti me të është direkt.
Ndërsa për detaje dhe të gjitha aranzhimet tjera përgjegjës është Zyra për Informim, rrjedhimisht person kontaktues është zëdhënësi Besian Mustafa”, thuhet në komunikatë.