/2L ONLINE/ – Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së së Gjilanit, ka reaguar pëtkitazi me reagimin e fundit të degës së PDK-së në Gjilan, lidhur me akuzat ndaj nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri për kinse punësimet në “Eco-Higjiena”, Dega e LDK-së në Gjilan njofton opinionin se këto nuk qëndrojnë fare, janë të pavërteta dhe tendencioze.
“LDK e Gjilanit, të cilës i prinë kryetari ynë Lutfi Haziri, ka kohë që nuk merret me deklaratat e kësaj partie opozitare, e cila vazhdimisht shpifë duke tentuar t’i manipulojë qytetarët e Gjilanit.
Kjo parti opozitare e ka tepruar me deklarata nën maska dhe i ftojmë për heqjen e maskave. Qytetarët e Gjilanit e dinë edhe e mbajnë nëmendmirë aferën “Pronto” kur Zenun Pajaziti tenton ta punësoj vëllaun e vet”, thuhet tutje në këtë reagim.
Dega e LDK-sënë Gjilan fton kryetarin e degës së PDK-së, Zenun Pajaziti, që t’i lidhë zagarët e tij dhe të dalë me deklarata nëemër të tij.
Fshehja pas disa anonimusve, të cilët nuk e kanë kaluar Llabjanin me autoritet, e ka bërë Zenunin palaço. E ka bërë për gjynah!”, thuhet në këtë reagim, përfundon reagimi. /2L ONLINE/