Me sa mend LDK e mendon edhe fitoren e mandatit të pestë në Gjilan, kur dihet se Gjilani është njëra ndër komunat më të varfra në Kosovë, dhe se që nga paslufta nuk ka bërë ndonjë përparim si në pamje ashtu edhe në zhvillim.
Shkruan: Kushtrim Zahiri, – Lëvizja “Vatra”
Çfarë u bë me Gjilanin për të tërë këto vite sa qeverisi LDK- ja? Nuk erdhi asnjë investitor i madh që do të punësonte qytetarët tanë; nuk u zgjidhën as problemet më esenciale siç është problemi më ujë të pijshëm; ende është prezent kundërmimi nga ujërat e zeza etj.
Janë bërë disa punë tallava e shkel e shko vetëm sa për t’u dukur e sa për të ndarë ndonjë mirënjohje. Mos ta harrojmë edhe krekosjen me projektet që i ka bërë Qeveria dhe tendencën për ti marrë ato merita udhëheqja e Gjilanit.
Fenomen tjetër shqetësues është edhe trendi i ikjes në masë të rinisë për në perëndim. Çka bëri ky pushtet për këta të rinj? Asgjë, as edhe një grimë. A e kemi edhe një arsye të vetme që ne Gjilanasit t’i japim edhe mandatin e pestë LDK- së, pas kësaj performancë më të dobëtën që ka komuna jonë.
Them se jo. Dhe për më tepër, shumë do të isha kurioz ta di se me çfarë preteksti LDK- ja do ta kërkonte përsëri votën e qytetarit të Gjilanit.
Dorën në zemër, po të isha në vend të tyre nuk do të nxirrja fare kandidat për kryetar komune.