Gjilan – (2LONLINE) – Drejtues të LDK-së thonë se pas fitores kolosale në zgjedhjet e 3 nëntorit, në kuadër të muajit të falënderimeve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar zejtarët, qytetarët në disa lagje të qytetit.
Ndërsa sot, Haziri së bashku me kryesinë e partisë, ka mbajtur takime të ndara me kryetarët e nëndegëve, kryetarët e komisioneve, kryesitë e forumit të Gruas dhe Forumit Rinorë dhe kryetarët e nëndegëve të këtyre forumeve.
Saranda Bllaca, zëdhënëse e Degës së LDK-së ka bërë të ditur se qëllimi i takimeve ka qenë falënderimi për punën e madhe të të gjitha strukturave të LDK-së si dhe me qëllim të vazhdimësisë së angazhimeve edhe më të mëdha për procesin e balotazhit të 1 dhjetorit.
“Të gjitha strukturat e Degës së LDK-së, u zotuan se do të punojnë edhe më shumë për ta vulosur përfundimisht fitoren e madhe më 1 dhjetor, një ditë para ditëlindjes së Presidentit historik, Ibrahim Rugova, duke ia kthyer Gjilanin gjilanasve”, ka bërë të ditur Bllaca. /2lonline/