LDK-në po mundohen me dëmtue ata që lehtë morën pozita politike në parti, në institucione dhe që përfituan shumë në emër të partisë.
Nga: Arben Mehmeti
Poashtu po mundohen me dëmtue LDK-në edhe një kategori e zyrtarëve të partisë që janë fuqizue dhe avancue padrejtësishtë dhe jomeritorishtë në parti pikërishtë nga njerzit më të fuqishëm të partisë.
Ndërsa është e natyrshme që ata që lehtë janë shëndërruar në parti si përfitues dhe zyrtarë të lartë të partisë munden edhe lehtë të ndërmarrin veprime që dëmtojnë partinë.
Partinë po e dëmtojmë ne vetë e jo partitë tjera,sepse ne po u japim besim zyrtarëve të pa dëshmuar dhe me integritet të dyshimtë politik.
Dhe është proces normal që dëmtohet partia dhe kemi skena si ditëve të fundit kur mbi kontributin e aktivistëve përfitojnë servilët dhe ata që ndërrimin e partive e kanë MODË.