/2L ONLINE/ – Në përmbushje të vazhdueshme të agjendës së parapërcaktuar nga Kryesia e Degës së LDK-së në Gjilan, u vazhdua me raportimin e drejtorëve komunalë nga fushat dhe sektorët e ndryshëm.
Në takimin që u mbajt sot me kryetarët e Nëndegëve i ftuar ishte drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit z. Valon Shefkiu për të raportuar për punën e deritanishme.
Takimin e udhëheqi shefi i Grupit të këshiltarëve komunalë të LDK-së Avdyl Aliu i cili fillimisht tha se DUPMM është një nga drejtoritë më të rëndësishme për zhvillimin e komunës sonë.
Kjo drejtori krahas punëve të mira që po i kryen në përmbushje të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të komunës së Gjilanit, përballet edhe me sfida të ndryshme e që me angazhimin e të gjithë stafit të drejtorisë konsiderojmë se janë duke i përmbushur ato për të cilat janë të thirrur.
Në këtë takim drejtori i DUPMM-së Valon Shefkiu në fjalën e tij informoi kryetarët e Nënedegëve për punën e bërë në të gjithë sektorët që i ka kjo drejtori.
Valon Shefkiu tha se ky vit është viti më i sukesshëm në inkasimin e të hyrave e që kap shumën prej 660.000 eurove nga lejet e ndërtimit deri më tani e që është 97% e asaj që është planifikuar për këtë vit.
Gjithashtu njoftoi rreth planeve rregulluese të hollësishme të cilat janë në proces e sipër dhe punën e mire që po bëhet në hapjen e trases së rrugëve në tri planet e miratuara si:
Fidanishte, Kampi Monteith dhe tek Livadhet e Arapit e që në këtë mënyrë fillohet me implementim të planeve rregulluese të miratuara në Kuvendin Komunal.
Në këtë takim targeti tjetër i fjalës së drejtorit ishte procesi i legalizimit të objekteve të ndërtuara në komunën e Gjilanit duke i njoftuar ata me rëndësin që ka ky process si për komunën ashtu e dhe për vet pronarët e objekteve që i legalizojnë ato dhe kërkoi nga kryetarët e nëndegëve që ata në lokalitetet e tyre të senzibilizojnë edhe më qytetarët që të fillojnë me aplikimin e tyre për legalizim të objekteve.
Kryetarët e nëndegëve e mirëpriten dhe falënderuan drejtorin Shefkiu për informatat nga kjo drejtori dhe interesimi i tyre kishte të bënte me procesin e legalizimit, emërtimin e rrugëve, planifikimet e rrugëve nëpër fshatra, hapësirat për varreza etj etj. /2L ONLINE/