DYLON

Opozita: Protestë me moton “Për Republikën”

Avatar photo Redaksia

Përfundoi takimi i partive opozitare, në të cilin morën pesën Visar Ymeri (Lëvizja Vetëvendosje), Ramush HAradinaj (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) dhe Bilall Sherifi (Nisma për Kosovën).

Opozita ka paralajmëruar se këtë të shtune, në ora 13:00, protestë me moton “Për Republikën” do të nis një manifestim me qytetarët e Gjakovës, në të cilën do të demonstrohet kundërshtimi për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, raporton Telegrafi.

EkoHigjiena

Ky, sipas tyre, është fillimi i, siç i quajnë ata, manifestimeve, të në të gjitha qytetet e Kosovës

I pyetur për dialogun e ofruar nga kryeministri Isa Mustafa, Haradinaj tha se për t’u bërë kjo, pas arrestimeve, qeveritarët duhet të vetëburgosen për të këqijat që po ia bojnë vendit

“Është me u çudit se si Isa Mustafa, kur ka reagime për ndërmjetësim nga Tirana, reagon ashpër, ndërsa natën e kalon me Vuçiqin”, ka thënë Haradinaj.

Për deklaratat e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, Ymeri tha se vlerëson miqësinë me SHBA, por se amerikanët i respektojnë qëndrimet zyrtare nga qeveritarët e një vendi.

Ndërkaq, Haradinaj për këtë vizitë tha se Kerry asnjëherë nuk u shpreh se nuk bën të ndryshohen marrëveshjet e sipërpërmendura. /Telegrafi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.