Ish anëtari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Naser Osmani, i cili përmendet ne mesin e personave që do të merren në pyetje në ndërlidhje me procesin privatizimit të fabrikës së armaturës ndërtimore FAN në Podujevë, ka treguar se pasi që ka marrë ftesën nga organet e rendit për të dhënë sqarime, ”është duke u kthyer nga Tirana në Prishtinë”.
“Nuk e di për çka akuzohem, do ta mësoj për çka, por nga ajo çka dëgjova ka të bëjë më një votim që ka ndodh në AKP në një privatizim, i cili është kryer vite më parë, para se me qenë unë aty”, ka thënë Osmani, raporton REL.
Ky vendim, ka sqaruar Osmani, është marrë nga Bordi i AKP-së, në kohën kur anëtarë të bordit ishin tre pjesëtarë vendorë dhe tre ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe të ndjeriin, Dino Asanaj, i cili ishte drejtor i Bordit të AKP-së.
LDK: Naser Osmani nuk i shmanget drejtësisë, për pak orë në polici
Lidhja Demokratike e Kosovës sqaron për opinionin se deputeti, Naser Osmani aktualisht nuk ndodhet në Kosovë dhe se ai nuk i është shmangur organeve të drejtësisë.
“Pas njoftimeve të dhëna në medie, Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të sqarojë se deputeti Naser Osmani aktualisht nuk ndodhet në Kosovë dhe se ai nuk i është shmangur organeve të drejtësisë.
Z. Osmani, brenda pak orësh, me të arritur në Kosovë, do t’u dorëzohet organeve përkatëse dhe do të jetë në dispozicion për ta sqaruar gjithë situatën.
LDK-ja bën thirrje për korrektësi dhe kërkon që të mos dezinformohet opinioni”, thuhet në sqarimin e LDK-së. /RTK/