Kryetari i LDK-së në Gjilan, njëherit kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 22 tetorit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidatët për këshilltar komunal, ka vazhduar takimet mobilizuese me strukturat e saj në Lladovë e Nasalë.
Strukturat e LDK’së së këtyre fshatrave kanë falënderuar kryetarin Haziri për investimet e mëdha infrastrukturore, ndërsa kanë rikonfirmuar mbështetjen për të dhe ekipin e tij drejt fitores së radhës.
Kryetari i Degës, Lutfi Haziri, njëherit nënkryetar në nivel qendror, pasi falënderoi strukturat e LDK’së në këto fshatra, tha se LDK-së së Gjilanit i duhet edhe një fitore e madhe për t’i vazhduar projektet e mëdha komunitare, pa e harruar edhe autostradën Gjilan-Prishtinë e hyrje-daljet e qytetit.
Haziri theksoi se punët e hajrit gjatë katër viteve të qeverisjes, kanë bërë që fitorja e LDK’së do të jetë e sigurtë, edhe atë me mbështetje qytetare, e jo vetëm partiake.