DYLON

LDK: ‘”Zhegra është djepi i LDK’së në Gjilan”

LDK: ‘”Zhegra është djepi i LDK’së në Gjilan”
Avatar photo Redaksia

“Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në fshatin Zhegër së bashku me Grykën e Karadakut janë bërë gati për fitoren e madhe të 22 tetorit në krye me kryetarin Lutfi Haziri.

Ky është konfirmimi që kreu i LDK’së në Gjilan dhe kandidat për kryetar, Lutfi Haziri, ka marrë sot në takimet me strukturat e partisë së këtyre fshatrave, ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për këshilltar komunal”, thuhet në komunikatën e LDK-së së Gjilanit.

I pari i LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka shprehur falënderim për banorët atje, derisa ka theksuar se investimet e mëdha infrastrukturë dhe në të gjitha resorët tjerë do t’i vazhdojnë edhe për katër vitet e ardhshme, duke thënë se ndjehet mirë që ka pasur barazi të investimeve në qytet e fshatra.

EkoHigjiena

“Kjo logjikë e drejtësisë në investime do të vazhdoj edhe për katër vitet e ardhshme”, theksoi Haziri.

Në takim u tha se “Zhegra është djepi i LDK’së në Gjilan”, duke pohuar se po punojnë intensivisht që ta bëjnë fitoren që në raundin e parë, duke mos i munduar qytetarët që të dalin dy herë në zgjedhje, , thuhet në komunikatën e LDK-së së Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.