Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë sot mbështetje të madhe edhe nga Shoqata e Gjuetarëve “Agim Ramadani”, për garën e 22 tetorit.
Xhevdet Hajrullahu, kryetar i kësaj Shoqate, e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë gjatë katër viteve dhe për këtë ka shtuar se meriton përkrahje të madhe për zgjedhjet e 22 tetorit.
Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar shoqatën “Agim Ramadani” për mbështetjen, derisa ka thënë se së bashku do të realizojnë tri projekte të rëndësishme për ta gjatë dy viteve të para të qeverisjes së ardhshme.
“Me këtë Shoqatë, mbi të gjitha, na lidhë emri i heroit Agim Ramdanit. Me kryetarin e Shoqatës do t’i finalizojmë tri çështje të rëndësishme për ta. Përveç zonës së gjuetisë që e kemi ndarë, do ta finalizojmë edhe lokalin e Shoqatës në Gjilan. Ndërsa, rezervati është ide që ne e kemi përkrahur. Por, do ta ndihmojmë edhe financiarisht këtë Shoqatë”, ka deklaruar kryetari Haziri.
sponsorizuar nga LDK