Pas publikimit në medie të një liste me rezultate të kandidatëve për deputet, Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron thekson se sipas të dhënave nga përfaqësuesi i tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lista e publikuar përfshin një rezultat të pjesshëm.
“Sipas të dhënave që ka LDK-ja, ende janë të panumëruara 458 kuti, të cilat ndodhen në auditim, si dhe votat me postë dhe ato me kusht. LDK pret dhe e konsideron valid vetëm rezultatin që do ta japë KQZ-ja pas numërimit të të gjitha votave në secilën”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.