(2L ONLINE) – Kryetari i LDK-së së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se nga ky moment e shpall fitoren e LDK-së në Gjilan. “Ne kemi fituar me një përqindje jashtëzakonisht të mirë në Gjilan. Partia e dytë në Gjilan është Vetëvendosja, ndërsa partia e tretë është PDK-ja”, ka thënë Haziri.
Ai tha se i uron qytetarët e Gjilanit për këtë sjellje dinjitoze edhe në këtë mbrëmje, sepse nga 41986 votues që kanë dalë sot, LDK-ja fiton me 32% në Gjilan, ndërsa partitë e tjera me 26, 25 përqind e më ulët.
“Kjo fitore konfirmon edhe njëherë se në raport me zgjedhjet lokale dhe në raport edhe më zgjedhjet e vitit 2010, LDK –ja ka një rritje prej 2 mijë votash, ndërsa në raport me zgjedhjet lokale, dalja është më e vogël për 2 mijë vota dhe ne mund të llogarisim lirisht që kemi një rritje të vogël po që është jashtëzakonisht në interes të zhvillimeve politike në Gjilani”, ka thënë Haziri.
Ai tha se falënderon qytetarët e Gjilanit për këtë mbështetje dhe për këtë solidaritet.
Ndryshe, ai ka kërkuar nga mbështetësitë e LDK-së që ishin tubuar para selisë së këtij subjekti politik , që sonte të shpërndahen të qetë. “Festën e Gjilanit do ta bëjmë në mënyrën e Gjilanit. Ne u munduam shumë që të lirojmë trotuarin e teatrit, por nuk pati interesim nga ajo që ka humbë e që ka dalë partia e tretë në Gjilan, humbësja më e madhe në Gjilan, e cila po feston diçka që ka fituar ne Drenicë dhe po sillen njëjtë sikur janë sjellur gjithmonë”, ka thënë Haziri i LDK-së.
Ai tha se LDK festën do ta bëjë, do të festojë bashkërisht në mënyrën saj më të mirë të mundshme.
“Fitoren e madhe do ta konfirmoj dhe do ta certifikoj edhe KQZ-ja”, ka thënë Haziri. /2L ONLINE/