Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demorkatike të Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, ka vazhduar sot takimet e rregullta me kryetarët e shtabeve të nëndegëve të partisë.
Kryetari Haziri është informuar nga strukturat e LDK-së për punën e madhe në terren, derë më derë, shtëpi për shtëpi, në qytet dhe fshatra, drejt fitores së madhe për zgjedhjet e 11 qershorit.
Kryetari Haziri ka falënderuar strukturat e LDK-së dhe qytetarët e Gjilanit për mbështetejen e fuqishme që po e japin çdo ditë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, përkatësisht kryeministrin në ardhje, Avdullah Hoti dhe kandidatët për deputetë, të cilët janë njerëz të dëshmuar dhe profesionistë të vërtetë.
LDK në Gjilan ka bërë përgatitjet edhe për tubimet e sotme, atë të Livoçit të Ulët, i cili mbahet në ora 17:00 dhe tubimin në Cernicë, në ora 18:30.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017