/2L ONLINE/ – Pas akuzave të PDK-së përkatësisht të anëtarit të Kuvnedit Komunal të Gjilanit, Riad Rashitit se krimi në Gjilani po lulëzon, qyteti është në kaos ndërsa Luta dhe Kryeprokurori po heshtin!, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Dega në Gjilan.
Ja reagimi I plotë:
Dje, lexuam një copë letre të shkruar nga grupi i “Shtëpizës së shkatërruar” e të cilët të mbuluar nga mëkatet s`po arrijn akoma të dalin nga amullia që i ka kapluar dhe të mësohen me rendin dhe jetën institucionale që sot po bëhet në Gjilan.
Mëkatarët të mbuluar me krimet që nga koha kur u munduan ta përvetësonin ç`do element të jetës në vendin tone, sot po lëvizin të mbështjellur me maska dhe po mundohen që të bëmat kinse ti harrojnë por fatmirësisht qytetarët janë ata që i vlerësuan dhe i denuan që “ti mbledhin plaçkat” e mos të jenë më zhvatës dhe shantazhues siç e paten bërë ç`do element të jetës në Gjilanin tonë.
Ne e kuptojm se ju po mundoheni të krijoni mjegull dhe në kuadër të saj të fitoni, por po harroni që më së paku keni të drejtë të përziheni në institucione të pavarura e aq më pak në polici e prokurori, ngase ka kaluar koha kur ju përfituat në kuadër të atyre shantazheve sa që aq larg shkuat dhe në duart e tua ndodhi edhe vjedhja e dhomës së dëshmive si dhe gjëra tjera e që janë vetëm mëkate tuaja!
Ne gjilanasit, ju njohim dhe kurrë s`do harrojm as një veprim tuajin ngase ju për veç të këqijave as edhe një të mire s`ja keni sjellur kësaj toke, e në anën tjetër keni përfituar pa djersë dhe sot po mundoheni prap të përfitoni në kurriz të qytetarëve.
Me qenëse jemi në finalizim të projekteve që falë Kryetarit Lutfi Haziri, Gjilani po arrinë të ngritet në qendër e zhvillimeve të rëndësishme, ju ftojm që nga pozita që jeni si spektatorë të lodhur ti duartrokisni projekteve shumë milionëshe që po i vijn Gjilanit.
Duke ditur që jeni jasht zhvillimeve, ju njoftojm se këto ditë Gjilani nën udhëheqjen brilante të Kryetarit Haziri, po bëhet me autostradë ndërsa këto ditë ka përfituar 12 milion euro, investime këto që shkojn në rrjetin e ujërave, nuk janë vetëm këto projekte ngase janë edhe investime tjera të rëndësisë së vaçant e ku sot po arrijm të ngirisim edhe çerdhe të reja për fëmijë, duke kompensuar dëmet që ja shkaktuat edhe fëmijëve ngase edhe çerdhet atyre ja patët rrënuar.
Neve na vie keq për gjendjen tuaj të rënduar, ndihemi keq edhe për atë që po ballafaqoheni me problemet me borgjlinjët dhe konfliktet fizike tuaja me ta, por ne ju sigurojm se ç`do institucion komunal është i gatshëm t`ju ndihmoj konform mundësive që ekzistojn.
Për fund, taborit nga “shtëpiza e shkatërruar” i rekomandojm që ti mbajn duart larg nga institucionet e pavarura si policia dhe prokuroria, ndërsa nëse keni nevojë për tretmane psikiatrike atëherë ju rekomandojm që të drejtoheni në dikasterin e shëndtësisë ngase edhe atje kemi vënë rend dhe gjithëçka po ecën mbarë e mire.
Qytetarë tanë i sigurojm se Komuna e Gjilanit falë bashkpunimit të sinqertë me institucionet qendrore dhe me ato ndërkombëtare, po ecën sigurtë drejtë zhvillimeve që qytetit tone po i krijojn panoramë të mire si dhe nga një komunë e mbuluar me borgje, Gjilani po ngritet në qendër zhvillimesh të rëndësishme. /2L ONLINE/
23 nëntor 2015, Gjilan Zyra për Marrëdhënie me Publikun