DYLON

Vetëvendosje: Hapësira e lartë ajrore i takon Republikës së Kosovës

Avatar photo Redaksia

Sot në Prishtinë Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta dhe Komandanti famëkeq i Ushtrisë së Serbisë Ljubisha Dikoviq nënshkruan marrëveshjen mbi procedurat e përkohshme operative pasi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s autorizoi relaksimin e plotë të Zonës së Sigurisë Ajrore. Kjo zonë (25 km) ka qenë e përcaktuar me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të 2 gushtit 1999 dhe shtrihej përgjatë kufirit të Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e sotëm zyrtar të KFOR-it kufiri shtetëror Kosovë-Serbi cilësohet si kufi administrativ a thua se jemi ende në gusht 1999 dhe nuk ka ndodhur as shpallja e Pavarësisë as përfundimi i mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Ndërkohë që në po të njëjtin njoftim flitet për lejimin e Serbisë sa i takon hapësirës së lartë ajrore të Kosovës duke lënë të hapur edhe mundësinë për shfrytëzimin e hapësirës së ulët ajore në të ardhmen.

Prej 1999 hapësira e lartë ajrore e Kosovës ishte e bllokuar. Ajo u rihap me 3 prill 2012 me vendim të Këshillit të NATO-s, sipas përgjegjësive që kishte për hapësirën ajrore të Kosovës ndersa iu dha pwrgjegjesi për ofrimin e shërbimeve “Hungarocontrol” edhe pse për këtë kishin aplikuar Shqipëria, Italia, Austria, Maqedonia madje dhe Serbia.

Ne edhe më herët kemi theksuar se në planin ndërkombëtar e shtetëror kalimi i kompetencave për kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës vetë Republikës së Kosovës është një çështje shumë e rëndësishme sa politike aq dhe ekonomike. Formalisht e juridikisht këto të drejta janë të sanksionuara nga ligjet e Kosovës për këtë fushë. Në kushtetutën e saj Kosova ka sovranitet të plotë në hapësirën e vet ajrore. Por de facto kjo çështje ishte e lidhur ngushtë me përparimin që do të duhej të bënte Republika e Kosovës në një marrëdhënie të re me KFOR/NATO si dhe me përpjekjet për të vendosur marrëdhënie me ICAO (Organizatën Ndërkombëtarë të Aviacionit Civil) dhe pjesëmarrja në HPEA, Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit.

Në vend se të shihnim përparim në këtë drejtim pra që Autoritetet e Republikës së Kosovës të merrnin administrimin e plotë të hapësirës së lartë ajrore sot u bëm dëshmitarë të një marrëveshje e cila e shpërfilli plotësisht ekzistencën e autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Madje ajo u nënshkrua me komandantin e Ushtrisë Serbe Dikoviq i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë komandant i Trupave Tokësore të Serbisë dhe është përgjegjës për krimet e masakrat e bëra në Kosovë prej reparteve ushtarake të varura prej tij.

Qeveria e Kosovës në vend se të punonte me këmbëngulje në përgatitjen e një marrëveshje të re me NATO/KFOR ka negociuar për katër vite rresht me Serbinë duke e amnistuar atë në raport me të gjitha dëmet e së kaluarës dhe së tashmes, thuhet në komunikatën e Vetëvnedosjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.