Banorët e Zhegrës dhe Grykës së Karadakut i kanë dhënë besimin e plotë kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për zgjedhjet e 14 nëntorit. Kryetari Haziri ka shprehur falënderime ndaj banorëve atje, për përkrahjen dhe besimin që e mori.
“I falënderoj nga zemra kryefamiljarët e Zhegrës dhe Grykës së Karadakut për këtë përkrahje madhështore për zgjedhjet e 14 nëntorit. Programet e infrastrukturës me emër të Zotit do t’i përfundojmë që të gjitha dhe kjo zonë përfundimisht do të jetë në fokus të investimeve, në kuadër të programit tonë për familjen. Faleminderit për besim. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/