Sportistët dhe elita kulturore e Gjilanit i kanë dhënë përkrahje të madhe për zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatëve të LDK-së për deputetë dhe kryeministrit, Avdullah Hoti.
I impresionuar me këtë përkrahje është shprehur të jetë kreu i partisë dhe i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri.
“Mbrëmje e jashtëzakonshme. Falëmnderit shumë doajenë e punëtorë elitarë të sportit e kulturës. Falëmnderit për nderin dhe respektin që keni treguar ndaj nesh dhe kandidatëve të LDK-së nga Gjilani. Shumë prej jush jeni krenaria e qytetit. Vazhdojmë të jemi të lidhur me emrat tuaj si atribut i suksesit. Programin tonë për kulturë e sport po e zhvillojmë në mënyrën më të mirë në Gjilan dhe na kanë mbetur edhe pak punë për t’i finalizuar. Faleminderit që me punën titanike, e keni bërë Gjilanin kryeqendër të kulturës e sportit!”, ka thënë Haziri.
Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:
Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80
Avdi Pireva – 68
Ajet Avdyli – 83
e sponsorizuar