Janë funksionalizuar nën-shtabet zgjedhore të LDK-së në Livoq të Ulët, Blinajë, Cernicë, Kravaricë, Gumnishtë, Kishnapole, Verbicë e Zhegocit, Ponesh, Bresalc, Livoq i Epërm, Qendra, 2 Korriku, Dheu i Bardhë e në lagjen Baja të Gjilanit, si parapërgatitje për zgjedhjet e 17 tetorit.
“Ekipet e LDK-së kanë pushtuar terrenin dhe të hënën janë zhvilluar takimet me strukturat e këtyre nën-shtabeve, ku u konfirmua mobilizimi i madh dhe besatimi i përgjithshëm ndaj vizionit të kryetarit Lutfi Haziri, dhe ekipit të tij prej 38 kandidatëve për asamblenë komunale”, thuhet në komunikatë..
“Ata konfirmuan takimet e përditshme derë më derë, për ta bërë fitoren plebishitare për një Gjilan me zhvillim lokal ekonomik, për arsim më cilësor, për shëndetësi efikase, e për një qeverisjes me duar të pastra e dyer të hapura për qytetarët në çdo kohë”, përfundon komunikata e LDK-së së Gjilanit. /2LONLINE.com/.