(2L ONLINE) – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, sot ka mbajtur takimin e rregullt me strukturat e saj, duke përfshirë Kryesinë, kryetarët e Nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.
Strukturat e LDK-së në Gjilan i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa, për implementimin e programit të koalicionit qeverisës.
Këtë e ka bërë të ditur Saranda Bllaca, zëdhënëse e Degës së LDK-së, sipas të cilës gjithashtu, të gjitha strukturat kanë kërkuar nga deputetët e LDK-së së Gjilanit që të jenë unik në përfaqësimin e votës qytetare të zgjedhjeve të 8 qershorit.
Po ashtu, Bllaca ka bërë të ditur se në takimin e sotëm strukturat e LDK-së në Gjilan edhe njëherë rikonfirmuan mbështetjen e fuqishme për kryetarin Lutfi Haziri, për punën e madhe që po e bënë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Gjilanit. /2L ONLINE/