Gjilan – (2LONLINE) – Në vazhdën e aktiviteteve politike për zgjedhjet e nëntorit, kryetari i LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri zhvilloi një sërë takimesh me faktorin ndërkombëtar.
Kryetari Haziri takoi ndaras përfaqësuesit e Bashkimit Europian që monitorojnë procesin zgjedhorë z.Josef Hartt e Martin John Tooley, Sekretaren e dytë në ambasadën e Britanisë së madhe në Kosovë znj.Myrna Macgregor, Thibault Muzergues nga Instituti Republikan Amerikan, Deputetë të parlamentitë Lituanez, Hungarez etj.
Haziri i njoftoi përfaqësuesit ndërkombëtar për ecurinë e procesit zgjedhorë deri më tani, ku kërkoi nga faktori ndërkombëtar që roli i tyre të jetë shumë aktiv në këto zgjedhje, për parandalimin e parregullsive të mundshme që mund të ketë ky proces zgjedhorë.
Kryetari Haziri këtë shqetësim e paraqiti para faktorit ndërkombëtar, ndaras veq veq, duke u bazuar në proceset e kaluara zgjedhore ku janë konstatuar parregullsi të mëdha zgjedhore e ku padyshim janë të faktuara edhe në raportin e Parlamentit Europian për Kosovën.
Gjithashtu, kryetari Haziri njoftoi mysafirët që ecuria e deritanishme e procesit zgjedhorë ka shkuar sipas planit të paraparë nga LDK.
“Kemi shumë takime të mbajtuara në teren. Jemi shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë që po bashkohen me ne. Gjithashtu falemnderojmë Policinë e Kosovës që përcjellë të gjitha tubimet tona” – tha kryetari Haziri.
Ndërkombëtarët garantuan kryetarin Haziri se vërejtjet e tij do të shqyrtohen dhe do garantohet një proces i lirë, fer dhe korrekt.
Ne ju garantojmë ju z.Haziri se roli ynë do jetë më shumë se vëzhgues në këtë proces zgjedhorë. Do mundohemi që procesin e votimit ta përcjellim nga të gjitha qendrat e votimit dhe do të raportojmë në mënyrën më profesionale të mundshme për gjithë ecurinë e votimit të 3 nëntorit. /2LONLINE/