Elektorati i LDK-së dhe qytetarë të shumtë të fshatrave Burincë, Capar dhe Bukovik kanë pritur me entuziazëm dhe shumë gëzim kryetarin Lutfi Haziri, duke e uruar për fitoren e madhe që do të shënohet më 22 tetor.
Njëzëri gjithandej kah shkonte Luta pritej me gëzim dhe konfirmim të mbështetjes si asnjëherë më parë, duke e garantuar për mbështetje masive, edhe më të madhe se në vitin 2013.
Kërkesë e qytetarëve të këtyre fshatrave ishte një e vetme që ai të bëhet kryetar dhe që të vazhdoj me punë dhe angazhime sikur deri tani.
Ndërsa kryetari Lutfi Haziri, ka thënë hapur që investimet dhe puna e mirë në shërbim të publikut do të vazhdoj edhe më fuqishëm, sepse deri tani Gjilanit për katër vite pos investimeve milionëshe, i ka hequr të gjitha borxhet e gjetura nga qeverisja e kaluar që ishin barrë e rëndë për qytetarin.
“Burinca ka prioritet investimin e rrugës që do të bëhet sipas standarteve dhe nevojave të këtyre banorëve për të rikthyer banorët në pronat e tyre dhe për ta kthyer këtë fshat në një lokalitet turistik. Gjithashtu në këtë fshat do të bëjmë edhe zgjidhjen e problemit të ujit të pishëm”, ka thënë kryetari Haziri.
“Caparit i ka ardhur koha që të ndjej dorën e pushtetit me investim në zgjerimin e rrugës dhe krijimin e lehtësirave për banorët duke i dhënë mundësinë e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë”, potencoi Haziri duke spikatur se gëzimi që shihet tek banorët e këtij fshati është garantim për një fitore plebishitare më 22 tetor.
Për fshatin Bukovik, kryetari ka thënë se ky fshat dhe fokusi ndaj zhvillimit rural është program i qartë nga ana e LDK-së karshi zhvillimit dhe ndërtimit edhe të pjesës urbane.
“Bukoviku ka nevojë primare lidhjen më të afërt me rrugën Gjilan-Bujanoc dhe investime brenda fshatit, për çka ne këtë do ta bëjmë brenda viteve të para të mandatit të ardhshëm”, pohoi kryetari Lutfi Haziri.
Ndryshe më 17 tetor 2017, në ora 16:00, mbahet tubimi i madh qendror i LDK-së në palestrën sportive në Gjilan për të filluar festën e fitores së 22 tetorit.
Sponsorizuar nga LDK